Këpucë Sigurie Würth Cronos (Kronos)
54,00 €79,00 € përfshirë TVSH (-32%)
Këpucët e sigurisë Würth Cronos (Kronos) LOW S3S janë të ndërtuara për punë të përditshme në ambiente me rrezik të lartë, ku kërkohet mbrojtje e plotë dhe rehati gjatë gjithë ditës. Pjesa e sipërme është prej lëkure nubuk hidro-rezistente e kombinuar me tekstil, duke ofruar qëndrueshmëri, ajrosje dhe rezistencë ndaj lagështisë.
Ky model nuk është me hekur te pjesa e përparme: gishtat mbrohen nga një kapak fiberglasi (kompozit pa metal), më i lehtë se çeliku dhe ideal për përdorues që kërkojnë këpucë më të lehta, pa elementë metalikë, por me nivel të lartë sigurie ndaj goditjeve dhe shtypjes. Për mbrojtje shtesë, këpuca ka shtresë anti-shpim në shollë, që pengon depërtimin e objekteve të mprehta.
Sholla e jashtme MICHELIN prej gome siguron kapje shumë të mirë në sipërfaqe të rrëshqitshme, rezistencë ndaj konsumit, vajrave/karburanteve dhe temperaturave të larta. Dizajni ergonomik dhe struktura e brendshme e rehatshme e bëjnë këtë model zgjedhje të sigurt dhe praktike për ndërtim, industri, punishte, magazina dhe logjistikë.
Informacion shtesë
| Peshë | 500 g |
|---|---|
| Madhësia për mbathje | 41, 42, 43, 44, 45 |








Reviews
There are no reviews yet.